Skip to content

PAMJET/ Incidenti në areoportin e Moskës: pasojat dhe arsyet e zhuritjes së Sukhoi Supergeet-100

h 55170722

13 është numri i njerëzvë që humbën jetën nga ulja e detyruar e më pas marrja flakë e një avioni, ngjarje e ndodhur në aeroportin Sheremetyevo të  Moskës

“Sipas informacioneve të fundit, 13 vetë ndërruan jetë, gjashtë u plagosën dhe një numër udhëtarësh mungojnë”, u tha në një deklaratë për mediat ruse.

Në Sukhoi Supergeet-100, kishte 73 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit

Aeroflot konfirmoi se motorët e avionit në fluturimin SU1492 nga Moska në Murmansk, u përfshinë nga flakët gjatë një uljeje të detyruar.

“Aeroplani u kthye në aeroport për arsye teknike. Zjarri u shua, ndihma mjekësore iu ofrua të gjithë atyre që kishin nevojë për këtë”, tha deklarata.

Menjëherë është ngritur një komision për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një rrufe që goditi motorin e avionit.

Një radar për ndjekjen e fluturimit tregoi se aeroplani bëri dy rrotullime rreth Moskës dhe u ul pas 45 minutash.

Aeroplani ishte prodhim i vitin 2018.