Skip to content

Bie “kështjella e fundit” e Gruevskit: Pendarovski i Zaevit, president i ri i Maqedonisë Veriore

stevo pendarovski

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Njeriu i përzgjedhur nga LSDM-ja, partia në pushtet, e i mbështetur dhe nga BDI-ja e një elektorat i gjerë shqiptar, fitoi balotazhin ndaj rivales së VMRO-së në opozitë, Gordana Siljanovska.  Kjo e fundit morri  44.57% të votave përballë Pendarovskit që morri 51.83 %.

“Populli im, faleminderit! Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve. Sot fituan qytetarët. Dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”, tha Pendarovski.

Ndërsa Zaev, i cili me anë të Pendarovksit bëri të mundur të parat zgjedhje të fituara pastër ndaj VMRO-së, u shpreh: “Sot të gjithë mund të festojmë sepse dëshmuam se ky është vend me qytetarë të përgjegjshëm”.

Me Pendarkovskin në krye të Presidencës, bie dhe “kështjella e fundit” e LSDM-së. Gjerorgje Ivanov, ishte njeriu që ende i bënte karshillëk pushtetit të Zaevit, duke qenë “dora e zgjatur” e Gruevskit, tashmë në arrati.

Me Siljanovskan, LSDM shpresonte ta mbante sërish presidencën.