Skip to content

Ndryshon bilanci nga zjarri në aroplanin rus: edhe më tragjik

106807515 053768994 1

Ka shkuar në 41 numri i viktimave si pasojë e djegies së aeroplanit rus gjatë uljes në pistën e aeroportit Sheremetjevo në Moskë. Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë pamjet ku pasagjerët përdorin shkallët e emergjencës për të ikur nga aeroplani Sukhoi Superjet-100, i cili ishte i mbuluar në flakë.

Mediat ruse thonë se në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë. Një dëshmitar tha se vetëm “mrekullia” u ka mundësuar mbijetesën 37 personave që janë larguar nga flakët e mëdha. Pesë nga të mbijetuarit gjenden në spital.

Kompania Aeroflot e cila është kompania nacionale e Rusisë, tha se aeroplani u detyrua të rikthehet në aeroport për arsye teknike, por nuk dha më shumë detaje.

Disa nga fluturimet e planifikuara nga dhe për në Sheremetjevo janë zhvendosur në aeroporte të tjera.