Skip to content

Ja çfarë bëri Drejtoria Vendore e Policisë Berat në një javë…

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë javës që lam pas nga Strukturat e DVP Berat janë proceduar penalisht 34 shtetas, nga këta: 8 të arrestuar, 26 të proceduar në gjendje të lirë.

Nga ana e patrullave të Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset ku vetem gjatë 1 jave është evidentuar në gjendje të dehur 1 shtetas i cili është proçeduar, si dhe janë vendosur 330 masa administrative për shkelsit e Kodit Rrugor.

Policia e Beratit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimatin tuaj.