Skip to content

“Jemi para në arritje e reforma”, Maqedonia e Veriut sfidon Shqipërinë

nmk alb

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, duke komentuar raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin e tij, ka deklaruar se ka më tepër arritje se Shqipëria.

Mickoski nuk pajtohet me deklaratën e disa komisionerëve evropianë se, Shqipëria është përpara Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur pas raportit, sepse nuk ka konstatuar regres në ecurinë e reformave. Duhet pranuar se ka ngecje në disa fusha, dhe për këtë arsye nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori. Gjithsesi, ne jemi para Shqipërisë në arritje e reforma.

Do të ishte më mirë nëse do të bënim ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj nuk do të kishim një ‘veto’.

“Mali i Zi është i pari, Maqedonia dhe Serbia në vendin e dytë, dhe pastaj vjen Shqipëria”, është shprehur Mickoski.

Mickoski shtoi se, qeveria tani do të përqendrohet në reformat në gjyqësor.