Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar situatën aktuale të opozitës në Shqipëri, duke dhënë edhe një këshillë për kreun e PD, Sali Berisha.
Kryemadhi theksoi se opozita ka nevojë për “zemër” dhe për përkushtim të vërtetë ndaj qytetarëve, duke kritikuar politikanët që, sipas saj, mendojnë më shumë për përfitime sesa për ndryshim politik.
“Opozita do zemër. Nëse opozita mendon si të marrë leje ndërtimi, si të marrë tendera, si t’i zërë vendin Sali Berishës, atëherë nuk do vijë kurrë opozita në pushtet,” u shpreh Kryemadhi.
Ajo shtoi se Berisha duhet të shmangë gabimet që, sipas saj, kanë bërë edhe ajo vetë dhe Ilir Meta, duke u izoluar në “rrethin e miqve”.
“Berisha, për mendimin tim, duhet të dalë jashtë rrethit. Nuk duhet të bëjë gabimin e Ilir Metës dhe timin, që u izoluam në rrethin e miqve tanë. Opozita duhet të dalë jashtë rrethit të miqve,” theksoi ish-deputetja.
Kryemadhi kritikoi gjithashtu pasivitetin e disa figurave opozitare, duke theksuar se mbështetja për Berishën në momentet e vështira ishte e kufizuar.
“Miqtë të përdorin: kur prodhon pushtet japin jetën për ty, por kur ishte Berisha në arrest shtëpie i mblidheshin vetëm 50 veta poshtë dritares. Ata që nuk dalin në terren, japin një deklaratë në televizion dhe nuk bëjnë asgjë,” deklaroi ajo.
Në përfundim, Kryemadhi i bëri thirrje Berishës të rishikojë rrethin e bashkëpunëtorëve dhe të analizojë listat e kandidatëve të përzgjedhur në zgjedhjet e fundit.
Balluku e pandehur për aferën 50 mln euro/ Kryemadhi: Flitet që është garipe dhe duket nga SMS-të ku shkruante “palloshi”. Çdo gjë e ka bërë me urdhër nga lart!
“Ka 23 mln dollarë fitime nga kompanitë e kunatit, 540 mijë dollarë në offshoret ruse!”, Kryemadhi: Basha, i vetmi politikan për të cilin s’ka hetim pasuror
VIDEO/ “Mora një mesazh nga Edi Rama…” Kryemadhi zbulon çfarë i shkroi kryeministri kur ajo ndodhej në SHBA
“Sali Berisha është i vetmi që bën opozitë”, Kryemadhi: Nëse Ilir Meta del nga burgu, do i rikthehet zanatit si “kingmaker”
“Protestën e studentëve e nisi LRI”, Kryemadhi: E shkatërroi Lulzim Basha së bashku me…
VIDEO/ “I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg
VIDEO/ Kryemadhi zbulon prapaskenën: Propozova Erion Braçen si deputet në ’96-ën, i vetmi që ngre zërin në PS me sinqeritet dhe ndershmëri
VIDEO/ “S’më hëngri politika, por shokët!” Kryemadhi jashtë petkut të politikanes flet për divorcin: Ndarja me Metën, i rriti më shumë fëmijët tanë
VIDEO/ Kryemadhi sulmon PL-në: Ka një tavolinë me 4 fytyra, mendojnë se bëjnë politikë duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Metës
