Skip to content

“Për audipërgjimin 700 mijë euro të Metës u vranë 4 qytetarë në protestë”, Maliqi: Vidhen 50 mln euro, nuk ka reagim

Ish-deputeti Lefter Maliqi deklaroi se është shqetësuese mungesa e reagimit qytetar, pas skandalit 50 mln euro të Belinda Ballukut tek tuneli i Llogarasë.

Në studion e News24, Maliqi u kthye në retrospektivë, duke sjellë në vëmendje audiopërgjimin e kreut të PL, Ilir Meta në 2011. Gjatë protestës së opozitës socialiste të asaj kohe humbën jetën para Kryeministrisë 4 qytetarë.

Lefter Maliqi: Për audiopërgjimin 700 mijë euro të Ilir Metës, që doli i pafajshëm pastaj nga të gjitha hetimet, u bë protestë e dhunshme dhe u vranë 4 qytetarë në Bulevard, u goditën policë me hunj e shkopinj. Tani del “tuneli i palloshit” 50 mln euro dhe nuk ka reagim. Jemi në një situatë tepër të vështirë.