Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00.

Një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, bie në sy përqindja e ulët dhe gati historike e pjesëmarrjes, me një total 18,55%.
Duket theksuar se mbi 30% e qendrave të votimit mesatarisht nuk kanë raportuar ende informacione dhe janë në pritje.
Tabela e KQZ deri në orën 16:00:
-Bashkia Vlorë
12,42%
-Bashkia Berat
19,84%
-Bashkia Cërrik
23,49%
-Bashkia Mat
39,99%
-Bashkia Tepelenë
32,21%
