Mbyllet votimi në pesë bashki, Vlora thyen rekordin e “indiferencës”

Këtë të dielë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Mbi 334 mijë qytetarë u thirrën për të votuar për kryetarët e rinj të bashkive, në një proces që nisi në orën 07:00 dhe zgjati deri në orën 18:00, por pjesëmarrja ishte tejet e ulët.

Deri në orën 17:00, sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 18.72% ku numrin më të ulët të pjesëmarrjes vijonte ta mbajnte Bashkia e Vlorës, me vetëm 12,54%.

Në Bashkinë Mat pjesëmarrja ishte 39,36%, në Tepelenë 34,63%, në Cërrik 25% dhe në Berat 19.98%.

Deklarata për media e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi:

Policia e Shtetit angazhoi 612 efektivë për të garantuar sigurinë në 473 qendra votimi dhe 9 objekte të KZAZ-ve. Në Bashkinë e Tepelenës, për herë të parë u testua përdorimi i inteligjencës artificiale në numërimin e votave.

Fituesit e këtyre zgjedhjeve do të kenë një mandat të shkurtër, deri në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027.