Skip to content

Në Bashkinë e Matit numërohen 17 nga 47 kuti, kush kryeson mes 3 kandidatëve në garë

Në Bashkinë e Matit, KZAZ 16, numërimi vijon me ritme më të ngadalta, krahasuar me bashkitë e tjera. Deri tani janë hapur 17 kuti nga 47 Qendra Votimi në total që ka kjo bashki.

Gazetari Enver Doçi raporton për News24 dhe BalkanWeb se Altin Bojni kryeson me 3204 vota ose 71.4%. Kandidati i mbështetur nga opozita, Eduart Brahilika ka marrë 1063 vota ose 23.7%. Ndërsa kandidatja e pavarur, Suzana Pasha numëron 222 vota ose 4.9%.

Screenshot 12

Në këto zgjedhje të pjesshme lokale, Bashkia e Matit shënoi pjesëmarrjen më të lartë në votime me rreth 40%, në krahasim me 4 bashkitë e tjera.