Skip to content

Denoncimi/ “I njëjti skenar”, Berisha: Aeroporti i Vlorës do shkojë në 180 milionë euro, qytetarët do paguajnë 140 mln euro bileta të munguara

Sali Berisha ka denoncuar edhe aeroportin e Vlorës, që sipas tij është i njëjti skenar që Belinda Balluku ndoqi me tunelin e Llogarasë.

“Aeroporti i Vlorës, i njëjti skenar. U nis me 105 deri tani është 140 dhe do shkojë 180 mln euro. Në 10 vitet e para qytetarët shqiptarë do paguajnë fiks 140 mln euro bileta të munguara. A mund të sillet në një mënyrë të tillë ndaj qytetarë dhe vendit tënd sic bën kjo dyshe famëzezë”, tha Sali Berisha.