Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës, pos një shije të keqe të lënë në disa zhvillime që kanë në qendër një pronësi të pretenduar ndaj Myftinia e atyshme, ku së fundi Policia Bashkiake hyri dhe në territorin e xhamisë së madhe për të hequr një tabelë me paralajmërimin profetik për zaptuesit e pronës së tjetrit, ka sjellë irritim dhe me një qëndrim fizik aspak korrekt duke patur përballë Myftiun Muhamed Sytari, në një takim mes tyre në Bashki.
Beci qëndron këmbë mbi këmbë, e palejueshme kjo etikisht në takime të këtij lloji, ku ose e ka bërë nga injoranca ose nga arrogance sfiduese.
Një nga reagimet e ashpra është ai i analistit Kosovar, njëherësh ish-drejtues musliman dhe mendimtar islam, Mustafë Bajrami, i cili shkruan:
“Ulja e paedukatë e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës i cili as nuk e di protokollin e uljes, as nuk e respekton myftiun e Shkodrës e as nuk e di çfarë donë të thotë titulli kurtoazie Mufti. Ose-ose, qëllimshëm tenton të denigrojë personalitetin e myftisë!
Dy foto më poshtë: Ulje me-edukatë e politikanëve të cilët edhe e dinë protokollin e uljes, edhe kanë terbije por edhe e njohin titullin kurtoazi të hoxhës.

P/S: Dikush nga përcjellësit e myftiut të Shkodrës ka qenë dashtë t’i thonë kryebashkiakut ta ulë këmbën e të rri si njeri para myftisë, e pastaj kur të shkon te shtëpia e vet le të shtrihet si t’ia do qejfi. Unë me pas qenë në vend të Myftiut Sytari, ju betohem në Zotin se vetë i kisha thënë pa hezituar fare. Jo, jo, isha ngritë nga aty dhe e kisha ndërpre takimin…!”



