Skip to content

“Është prej 2 javësh e pandehur nga SPAK”/ Balluku shmang Komisionin, Këlliçi: Të shtyhet seanca! Ministrja të vijë këtu

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka kërkuar shtyrjen e seancës në Komisionin për Infrastrukturën, për shkak të mungesës së zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila duhet të ishte e pranishme për prezantimin e projekbuxhetit 2026.

“Ministrja prej 2 javësh është me statusin e të pandehurit me një akuzë zyrtare nga SPAK”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi se Belinda Balluku nuk mund t’i japë të drejtë zv.ministres për ta përfaqësuar në Komision, duke kërkuar nga mazhoranca që të zbatojnë rregulloren.

Belind Këlliçi: Ministrja prej 2 javësh është me statusin e të pandehurit me një akuzë zyrtare nga SPAK. Sa kohë kemi të bëjmë me një situatë vetë rregullorja nuk na jep alternativë në rast të mungesës së ministrit. E vetmja alternativë që kemi është të riskedulojmë në një moment tjetër orarin dhe ditën kur ministrja të vijë dhe të relatojë për pr. buxhetin.

Nuk i jepet e drejta zv.ministres për të përfaqësuar rolin e titullarit për prezantimin e pr. buxhetit. Zbatoni rregulloren dhe do të keni normalitetin.

Klotida Bushka: Në mungesë, bëhet nga zv.ministrat. Unë do i bëj thirrje kolegëve deputetë të vijojmë seancën për dëgjimin e pr.buxhetit.