Menjëherë pas derbit të javës së shkuar mes Skraparit dhe Naftëtarit, të dy skuadrat e qarkut që luajnë në Kategorinë e Dytë janë kthyer të luajnë sërish në një kampionat që për to nuk ka më asnjë motivim. Skuadrat kishin përballje të vështira dhe nuk ia kanë dalë të fitojnë.
Skrapari udhëtonte drejt Peqinit me Shkumbinin vendas që vazhdon të luftojë për vendin e parë në grup në garë me Devollin. Peqinasit i kanë mbyllur shpejtë llogaritë e ndeshjes duke shënuar tre herë në fraksionin e parë. Janë fillimisht Ramazani dhe Mustafaj që shënojnë për t’ia bërë më të thjeshtë ndeshjen bardhekaltërve vendas. Në fundin e pjesës së parë kjo ndeshje mbyllet me golin e Lilës ndërsa në fundin e ndeshjes është Tufa që kompleton ‘’pokerin’’ e Shkumbinit. Ndërkohë fitorja e Devollit e lë Shkumbinin në vendin e dytë ndërsa Skrapari që nuk bëri asgjë në këtë takim javën e ardhshme pret Delvinën në shtëpi.
Më e ‘’nxehtë’’ ka qënë ndeshja e zhvilluar në Kuçovë mes Naftëtarit dhe Albpetrolit. Patosarakët që po luftojnë të mbajnë vendin e tretë në renditje shënojnë shpejt me Shkurtin, golin që vendosi ndeshjen. Një nervozizëm mes Hoxhës dhe Hyskës bën që të dy lojtarët të largohen me karton të kuq duke i lënë skuadrat me nga një futbollist më pak. Por Naftëtari e mbyll ndeshjen me nëntë lojtar pas daljes me kartonin e kuq edhe të Tafës. Javën e ardhshme Naftëtari do të jetë pushim dhe do të shtoj edhe tre pikë të tjera pasi kalendari e përplaste me Termin e tërhequr tashmë./Berati.TV
Kategoria e Dytë, Grupi B
Shkumbini 4-0 Skrapari
Shënues: Ramazani 10’, Mustafaj 13’, Lila 40’, Tufa 84’
Shkumbini: Ajazi, Ramazani, Xhyra(Bullari 60’), Gjyla, Ikonomi, Lila, Nexha(A. Meta 62’), Bërdufi, Tufa, Mustafaj, Meta(Beqiri 62’). Tr. A. Bano
Skrapari: Beqollari, Dosti, Gega, Guri, Haxhiu, Isufi(Kaçi 68’), Karamani, Kopaçi, Koroveshi, Meta, Pepa(Aliaj 68’). Tr. A. Spahiu
Karton i verdhë: Tufa
Gjyqtarë: E. Luçi, D. Përndreca, E. Muça
Vëzhgues: Agron Kastrati; Delegat: Sabri Kalleshi
Naftëtari 0-1 Albpetrol
Shënues: Shkurti 9’
Naftëtari: Dosti, Haxhiu, Serdari, Korkuta, Hoxha, Koxhaj, Shkurti(Domi 60’), Muçaj, Koço(Cërriku 46’), Kallmi(Tafa 58’), Daullxhiu. Tr. B. Fraholli
Albpetrol: Shumeli, Gropa, Idërshaj, Mehmeti, A. Lalaj, I. Lalaj, Muhametaj, Fasko, Hyska, Kumanaku. Tr. E. Demiraj
Kartonë të verdhë: Muçaj, Korkuta, Kallmi, Tafa/ Fasko
Karton të kuq: Hoxha, Tafa/ Hyska
Gjyqtarë: F. Lato, A. Demiraku, L. Koçi(Durrës)
Vëzhgues: T. Hoxha (Vlorë); Delegat: F. Shkupi (Durrës)



