Skip to content

Aksident në autostradën Vlorë-Levan, makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur

640 0 1762976594xlllljpg 988

LAJM I FUNDIT/ Aksident në autostradën Vlorë-Levan, makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrethrrotullimin e Novoselës në Vlorë, ku një mjet ka përfunduar në kanal.

Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti 5 persona janë plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ambulanca për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.