Skip to content

Ëndrra play-off kalon nga Andorra, Sylvinho: E vështirë por luajmë vetëm për 3 pikë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Ndeshja merr rëndësi të veçantë, pasi mund të sigurojë kualifikimin në “play off”, si asnjëherë më parë në histori të Kombëtares.

Te kjo u ndal edhe Silvinjo, i cili theksoi se do të jetë ndeshje e vështirë, por shtoi se fitorja është detyrim.

“Nesër do të vendosim për lojtarët që do të luajnë. Më shumë sesa moduli, fokusohemi te karakteristikat e lojtarëve, ku mund të marrë topin më lehtësisht dhe ku ka më shumë hapësirë. Ky është elementi që jemi fokusuar më tepër. Mund të ketë ndryshime. Nuk është moduli, por karakteristikat e lojtarëve.

E kemi studiuar kundërshtarin. Është një ekip që nuk pëson shumë gola. Lufton për çdo top dhe bllokon linjat. Synimi është të fusim lojtarë që fitojnë hapësira.

E kam të qartë se cilët lojtarë mund të futen në fushë dhe të shënojnë,. Të gjithë janë në formë dhe jemi përgatitur mirë. Ne e dimë që kemi disa lojtarë që shënojnë. E kam të qartë pak a shumë”, tha tekniku i kuqezinjëve.

“Detyrimi për fitore, ka nisur nga ndeshja me Letoninë. Kemi një ekip të ekuilibruar. Do jetë ndeshje e vështirë. Do jetë i njëjti shpirt gare”, u shpreh Sylvinho.

Andorra-Shqipëri luhet nesër në ora 20:45, ndërsa më 16 nëntor presim në Tiranë Anglinë, me të cilën luajmë edhe ndeshjen e fundit në grup.