Në datën 4 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrëfiksëve, u organizua një ceremoni ku morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Gramsh, Këshilltarë Bashkiakë, punonjës dhe ish punonjës të MZSH-së.
Në përshëndetjen e saj, znj.Luljeta Dollani falenderoi zjarrëfikësit e Gramshit, për punën e madhe që kanë bërë dhe bëjnë për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe të pronës.
Në përfundim të ceremonisë u nderuan me çertifikatën “Nderi i qytetit” reparti i MZSH dhe drejtuesi i saj z.Ilir Llapushi.Urime dhe suksese zjarrëfikëses së Gramshit!
