Skip to content

Makina del nga rruga në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident me tre të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Viroit” ku një makinë ka dal nga rruga si pasojë e shpejtësisë.

 

Tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.