Skip to content

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

dd2d1a8a 2256 411a a562 83fc30cd9d91


Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane

Në Romë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane.

dd2d1a8a 2256 411a a562 83fc30cd9d91 28974870 07e9 4dab bdcc fa9ace2d291d
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe nga Drejtori Qendror për Shërbimet Kundër Drogës, Gjeneral Major i Karabinierëve Giuseppe Spina.

Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale midis strukturave policore të dy vendeve.