
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesët ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit, këtë herë ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.
LEXO EDHE: Nesër Shqipëri-Angli/ Policia publikon masat e sigurisë. Akset që ‘blindohen’ në Tiranë
Në prag të këtij dueli, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i kuqezinjve, Sylvinho.
Sipas tij, e nesërmja do të jetë një ndeshje e vështirë pasi kemi përballë një ekip të fortë, pretendent edhe për të fituar Kupën e Botës.
“Nuk dua të konfuzoheni. Po flasim për Anglinë, që është mes favoritëve për të fituar Botërorin. Janë ekipe nga nivel tjetër. Ne për herë të parë do të luajmë në “play off”. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Janë ekip që kanë shtatë fitore dhe nuk kanë pësuar asnjë gol“, tha tekniku brazilian, i cili komentoi edhe situatën e sulmuesit Armando Broja.
“Sa i përket Brojës. Kam folur me lojtarin dhe grupin. E kemi zgjidhur bashkë. Ishte i zhgënjyer pas ndeshjes. Është një moment shumë i bukur i joni. Është moment i bukur për të gjithë. Duhet ta shijojmë këtë moment dhe ndeshjen ndaj Anglisë”.
LEXO EDHE: Fitorja me Andorrën/ Dëshpërimi i Brojës tërheq vëmendjen e prestigjiozes britanike: Shpërthen në lot dhe…
Kujtojmë se Kombëtarja siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në “play off” të Botërorit.
Kjo u arrit falë fitores minimale ndaj Andorrës dhe humbjes së Serbisë ndaj Anglisë.



