Skip to content

Pamje: tifozët rumunë në Beograd, me thirrjen “Kosova është Serbi”

Tifozë rumunë, rrugën për në Zenicë ndaluan në Beograd ku u pritën nga tifozët serbë, e ku së bashku me vizituan Tempullin e Shën Savës duke brohoritur “Kosova është Serbi”.

Banderola e shpalosur nga tifozët rumunë shkruante “Le ta mbrojmë Evropën – vëllezër ortodoksë”.

Ata postuan një mesazh skandaloz në Facebook, sikur të shkonin në një betejë, jo në një ndeshje sportive.

“Vëllezër ortodoksë!

Gjatë rrugës për në Zenicë për të mbështetur ekipin kombëtar, vizituam vëllezërit tanë serbë për të përcjellë një mesazh të përbashkët alarmi.

Evropa e krishterë është mbrojtur për shekuj me gjakun e sundimtarëve tanë dhe ne nuk do ta pranojmë humbjen e identitetit tonë të krishterë evropian.

Rroftë Serbia! Rroftë Rumania”, thuhet në postimin e tifozëve rumunë. /tesheshi.com/