Bora e parë e sezonit ra sot, 15 nëntor, në Moskë, rreth një muaj më vonë se zakonisht.

Kryeqyteti rus mori deri në 20 përqind të reshjeve mujore në një ditë, tha për RIA Novosti Yevgeny Tishkovec, një ekspert kryesor në qendrën meteorologjike Fobos.

“Në kryeqytetin e vendit tonë, më 15 nëntor, për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik, ra bora e parë e vërtetë që mbeti në tokë, duke e lyer qytetin me të bardhë. Kjo është rreth një muaj më vonë se data mesatare për shekullin e 21-të, që është 17 tetori,” tha Tishkovec.

Ai shtoi se ra shi gjatë gjithë natës dhe se në mëngjes bora filloi të përzihej me shiun, dhe pastaj filloi të binte si borë e pastër.

I ftohti e bora, janë ndryshe identete natyrore të Moskës. Pa to, kryeqyteti rus e humb kutimin, si dhe shijen. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re