Skip to content

Skitë Alpine/Lara Colturi e nis garimin shkëlqyeshëm në Levi, e dyta në zbritjen e parë në Slalom


Skiatorja italiane, Lara Colturi, e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer garimin e saj në disiplinën e Slalomit në Levi të Finlandës, me një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë, që përkon me ditën e 19-vjetorit të lindjes së saj.

Në këtë garë, Colturi u rendit e dyta me një kohë prej 57 sekondash dhe 16 të qintave, duke lënë pas shumë skiatorë të tjerë të njohur. Më e shpejtë se ajo ishte vetëm Mikaela Shiffrin, që regjistroi kohën më të shpejtë prej 56 sekondash dhe 8 të qintave. Pas Colturi, vendin e tretë e mori skiatorja gjermane, Duerr.

Në këtë zbritje të parë, Colturi kishte disa vështirësi në dy sektorët e parë të pistës, por ajo arriti të përmirësojë ndjeshëm kohën e saj në sektorin e katërt, ku shënoi një nga kohët më të shpejta. Pas këtij suksesin të parë, pritet që Lara të ketë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e dytë që do të zhvillohet në orën 13:00.