Skip to content

Safari në Sarajevë: edhe një pusht aty me emrin Aleksandar Vuçiç…

Këto ditë, historia e rrethimit të Sarajevës është rikthyer në të gjithë botën, e gjitha për shkak të një hetimi të hapur në Itali për një nga krimet më monstruoze në të cilin disa njerëz të pasur, të ashtuquajturit “turistë snajperë”, përgjithësisht nga Europa,  paguan deri në 100,000 euro për të vrarë civilë në Sarajevë. “Ajo që Ezio Gavazzeni ka mbledhur përmes dëshmive dhe materialeve është rrëqethëse: në vitet 1993 dhe 1994, më shumë se njëqind gjuetarë të huaj thuhet se paguan midis 80,000 dhe 100,000 euro për të qëlluar një njerëz “, shkruan Dominik Straub për gazetën gjermane Tagesspiegel.

Dhe në disa pamje të vjetra të rrethimit të Sarajevës, është shfaqur ai që sot bën qarramanin e pështirë politik dhe etnik,  duke u ankuar për gjasme persekutim të serbëve në Kosovë apo me gjerë në Ballkan, presidenti Vuçiç, ish-ministër i Millosheviçit.

Siç shfaqet qartë në pamje, ky pusht serb ka qenë i rreshtuar në rrethimin e Sarajevës, me armë në dorë, prej kodrave të së cilës është ushtruar dhe turizëm me snajperë ndaj civilëve poshtë në qytet, ku sigurisht shënjestrat, mes tyre dhe shumë fëmijë, ishin boshnjakë muslimanë.

Për këtë rast, foli edhe avokati Cedomir Stojkoviç, një opozitar i politikës së Beogradit, që sjell në kujtesë në këtë kontekst, historinë e presidentit aktual serb.

Shkruan Stojkoviç:

“Në ditët e fundit të Vuçiçit, le të kujtojmë fillimin e tij.

– Vojislav Sheshelj në gjyq: ‘Aleksandar Vuçiç ishte vullnetar me Slavko Aleksiçin në varrezat hebraike (të Sarajevës)” (gjatë rrethimit).

– Media botërore: ‘Gjatë rrethimit të Sarajevës, ushtria e Karaxhiçit dhe Mladiçit organizoi një safari snajperësh nëpër Beograd kundër civilëve të Sarajevës. Ata sjellin të huaj në Beograd dhe prej andej i çojnë në një gjueti snajperësh për civilë në Sarajevë. Të shtënat u kryen nga kodrat e Sarajevës. Përfshirë varrezat hebraike’.

– Video e Vuçiçit nga vitet ’90: ‘Gjatë rrethimit të Sarajevës, Vuçiç mban një pushkë në kodrat e Sarajevës’. Snajper?

Slavko Aleksiç është në mes të fotos me mjekër. Gjatë luftës, ai komandonte një njësi në varrezat hebraike, por edhe një detashment vullnetarësh rusë në Sarajevën lindore.

Ato ishin fillimet e para të nënshtrimit rus të Aleksandar Vuçiçit.” /tesheshi.com/