
Shqipëria ka mbyllur fazën e grupeve për kualifikueset e Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.
LEXO EDHE: GOLAT/ Shqipëri 0-2 Angli! E mbyllim me humbje por me kokën lart
Pas rezultateve të sotme, Kombëtarja di edhe se në cilën vazo do të jetë në short.
Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë.
Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.
Kështu, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra.

Ndeshja e parë e play-off për Shqipërinë, do të jetë në transfertë në bazë të formulës së paracaktuar.
