
Është mbyllur në shifrat 0-2 ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Sfida e fundit në grup për kuqezinjtë, u luajt në një “Air Albania” në kapacitet maksimal dhe me një Shqipëri që luajti si e barabartë.
Duhet të vinte minuta e 74 që “Tre Luanët” të gjenin avantazhin me yllin Harry Kane që përfitoi nga një goditje këndi. Ndërsa 8 minuta më pas bomberi i Bayern Munchen gjeti edhe golin e dytë.
GOLAT E NDESHJES:
Sulmuesi anglez kaloi legjendën braziliane Pelé në kuotën e 78 golave me kombëtaren, edhe pse me më shumë ndeshje të luajtura.
Me këtë sukses Anglia mbyll grupin në kuotën e 24 pikëve, pikë të plota dhe me 0 gola të pësuar ndërsa Shqipëria e dyta në kuotën e 14 pikëve.
Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Letonisë, Kombëtarja le pas kështu Serbinë dhe pret shortin për të mësuar rivalin e play off-it në mars.
Pas dy kualifikimeve në fazën finale të Kampionateve Europiane, kjo është hera e parë në histori që Shqipëria kualifikohet në fazën play off të një Botërori.



