Skip to content

Kryetari në largim i Nju Jorkut, vizitë në Izrael: “Jam vëllai juaj!”

Ndërsa mandati i tij po i afrohet fundit, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams vizitoi Jerusalemin, ku bëri një lutje dhe në Murin e Lotëve si pjesë e vizitës së tij zyrtare në këtë shtet pushtues dhe gjenocidal.

Izraelitët e falënderuan atë për atë që thanë se ishte mbështetja e tij e vazhdueshme për Izraelin dhe kundërshtimi i tij publik ndaj antisemitizmit, si dhe për vendimin e tij për t’i dhënë fund simbolikisht mandatit të tij në Izrael.

Me atë rast, Adams tha:

“Ndërsa mbaroj mandatin tim, doja të kthehesha këtu në Izrael dhe t’ju thoja se ju kam shërbyer si kryetar bashkie, por dua të mbaj titullin që është më i rëndësishëm për mua se çdo tjetër, unë jam vëllai juaj. Faleminderit.”

Kujtojmë se Eric Adams ka qenë kryetar bashkie i Nju Jorkut që nga viti 2022, dhe mandati i tij përfundon menjëherë pasi humbi rizgjedhjen.

Kryebashkiaku i ri i qytetit të Nju Jorkut, i zgjedhur në zgjedhjet e fundit, është Zohran Mamdami, myslimani i parë që mban këtë detyrë në historinë e metropolit të shquar amerikan.

Kujtojmë se Adams vizitoi dhe Tiranën javë më parë, në një vizitë që nuk u kuptua se për çfarë arsye konkrete u realizua prej tij në Shqipëri. /tesheshi.com/