Kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, deklaroi se PS ka në Kuvend 83 memec pasi sipas tij qëndrojnë vetëm si kartona.
“83 memec deputetët nuk janë këtu për përfaqësuar interesin publik. Por janë këtu si kartona,. Urdhëron partia jeshil e ngrenë jeshil, urdhërona partia të kuq e ngrenë të kuq. Pra siç vjen urdhër i partisë. Deputetët e opozitës nuk janë këtu për këtë.”, tha Bardhi.
Bardhi u zotua se për sa kohë të jetë kreu i grupit parlamentar i PD nuk do të ketë diskutime në kafe ku sipas tij këtë e propozon maxhoranca.
“Maxhoranca propozon biseda në kafene dhe jo në Kuvend. Sa të jemi unë kreu i grupit parlamentar i PD nuk ka për të pasur asnjë diskutim në kafene por vetëm në institucionet e Kuvendit.”, shtoi ai.
