Skip to content

Bardhi zbulon kallëzimin e ri të PD në Vlorë: Pensionisti merr 60 mln euro koncension, zotëron 92% të kompanisë për projektin në Treporti

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zbuluar denoncimin e radhës që PD do të bëjë për një projekt në treportin e Vlorës.

Ai tha se një pensionist që sipas tij nuk plotëson kriter, ka marrë me koncension 60 mln euro.

“Gjithashtu ka pasur një kallëzim sa i takona aeroportit të Vlorës, Është duke u përgatitur kallëzim i ri sa i takon që kanë investiguar Piranjat. Një pensionist që merr koncension 60 mln euro.

Pra krijohet kompania sot, hyn fiton koncesionin 60 mln euro dhe 92% të kompanisë i zotëron një pensionist që nuk plotëson asnjë kriter për të ndërtuar projektin në qytetin e Vlorës.”, tha Bardhi.