Reshjet intensive të shiut, të cilat kanë përfshirë disa qarqe të vendit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Përveç dëmeve në banesa, biznese dhe automjete, vërshimet e ujit kanë dëmtuar edhe parcelat bujqësore apo bletaritë.

Një banor i fshatit Bushnesh të Krujës, ka thënë për Fax News se, reshjet e shiut kanë përmbytur dëme në baza ushqimore dhe bletari.

Ai tregon se niveli ujit në orët para të mëngjesit të sotëm ishte shumë i lartë duke sjellë edhe dëmet e konsiderueshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re