Skip to content

Moti i keq në vend! Familja me pesë anëtarë në rrezik, banesa rrethohet nga uji në Thumanë

640 0 691c8bd9c464c

Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës është rrethuar nga uji, i cili ka depërtuar brenda në banesë.

Shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati i lumit Drojë, që ka shkaktuar probleme dhe në këtë zonë.

Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të evakuuar familjen në vështirësi.

Drejt saj mësohet se janë nisur forcat operacionale të MM dhe pritet të bëhet evakuimi.