Skip to content

Bardhi e quajti Ballukun të pandehur, Peleshi i tërheq vëmendjen. Ja reagimi i Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi e quajti sot në seancë plenare zëvendës kryeministren Belinda Balluku të pandehur, lidhur me aferën 50 mln euro për tunelin e Llogarasë.

“Ftoj kolegët e PS-së, meqë e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim me 50 mln euro në tenderin e Llogarasë”, tha ai.

Ndërkohë kreu i Parlamentit Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendjen.

Në pamjet e siguruara nga Osman Stafa shihet se pak përpara se Peleshi të jepte masën ndaj Bardhit, kryeministri Edi Rama kthehet për nga Peleshi dhe i bën diçka me shenjë.