Skip to content

Shira të rrëmbyeshëm, Vjosa arrin në pikën 5 metra

Screenshot 7 19


Në njësinë administrative Novoselë, niveli i prurjeve në lumin Vjosë ka arritur 5 metra.

Sipas raportimeve, situata momentalisht është e qetë dhe lumi nuk ka dalë nga shtrati. Megjithatë, nëse lumi arrin nivelin 7.5 metra, Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, duke kërcënuar tregun e vjetër të Mifolit.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fshira te rrembyeshem vjosa arrin ne piken 5 metra%2F&referer=https%3A%2F%2Feuronews

Duke qenë se prurjet janë në rritje, situata mbahet ende nën monitorim, dhe pritet të shihet në orët në vazhdim se sa do të rritet niveli dhe nëse do të kemi dalje të lumit nga shtrati