Skip to content

I arrestuar 3 herë më parë, ky është shqiptari që dhunoi për vdekje shoferin grek

640 0 691dfe507228b

Personi që shihni në foto është, 29-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje 58-vjeçari grek në Neos Kosmos të Athinës.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e banorëve tregojnë se ngjarja nisi me një grindje verbale dhe më pas përfundoi në dhunë fatale.

Sipas njoftimeve, 29-vjeçari e ndoqi viktimën me motor dhe e ndaloi në një rrugë pa dalje, ku e goditi deri në vdekje. Avokati i të riut, Ioannis Glykas, tha se veprimet e viktimës, që e kishte spërkatur me spraj, nuk justifikojnë marrjen e jetës.

Dëshmitarët kanë treguar se konflikti nisi pranë rrugës Frantzi, ku dy drejtuesit u përplasën verbalisht. Pas incidentit të parë, situata dukej se u qetësua, por viktima e ndoqi të riun deri në një palestër pranë shtëpisë së tij. Aty 29-vjeçari u përball me viktimën dhe, sapo e pa në motor, nisi ndjekjen që përfundoi tragjikisht.

29-vjeçari kishte qenë më parë i arrestuar tre herë për shkelje të ligjit, por ato raste ishin të natyrës kundërvajtëse dhe nuk parashikonin ndalimin e përkohshëm.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitarit okular, i cili doli nga palestra dhe pa konfliktin, ka folur mbi dinamikën e ngjarjes.