Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrat dhe drejtuesit e institucioneve për mënyrën e menaxhimit të parave publike.

Ai kërkoi largimin e çdo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit. Braçe i bëri thirrje qeverisë që të gjithë ata që nuk përdorin fondet publike siç duhet, të largohen nga posti që mbajnë, duke e quajtur këtë detyrë thelbësore për menaxhimin e buxhetit dhe shërbimeve publike.

“Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” deklaroi ai.

Sipas tij, tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.

Erion Braçe: Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehen në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën.

Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. 

Risku në buxhet vjen pikërisht  nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe  kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re