Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kryeministër. Pro Konjufcës votuan 56, kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan.
Pas këtij dështimi, Kosova duhet të shkojë tashmë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Ishte ky një përfundim i pritshëm, pasi sinjalet ishin dhënë të qarta nga opozita.
Më herët, gjatë një fjalim prezantues para deputetëve, ai tha se një palë zgjedhje të tjera do i kushtonin shumë Kosovës.
“Nëse kjo ndodh institucionet duhet të jenë të përgatitura ndërsa për qytetarët rraskapitëse kurse për taksat edhe 8 milionë euro të tjera të harxhuara pa arsye. Ideja e domosdoshmërisë për qeverinë me një mandatar të dytë lindi pas dështmit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit. LVV propozoi që përmes një marrëveshje politike të themelohen komisionet parlamentare që të trajtonin buxhetin e ri të vitit 2026. Grupet parlamentare nuk u pajtuan ndaj e vetmja rrugë është ezaurimi për krijimin e qeverisë për herë të dytë”, u shpreh Konjufca.
Por tani këto nuk vlejnë. VV duhet të shkojë në tjetër përballje elektorale për ta provuar që duhet të qeverisë apo të kalojë në opozitë. /tesheshi.com/
