Media Greke shkruan se të enjten, më 20 nëntor, një gjykatë shqiptare shkarkoi nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e akuzuar atë për zgjedhjen e një kompanie specifike për ndërtimin e një tuneli të financuar nga shteti.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Balluku, por dje në Parlament ajo i quajti këto akuza “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra” dhe deklaroi se do të bashkëpunonte plotësisht me drejtësinë.
Balluku, e cila shërbeu gjithashtu si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një aleate e ngushtë e Kryeministrit Edi Rama, i cili më parë këtë vit siguroi mandatin e tij të katërt radhazi.
Gjykata Speciale e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk dha informacione të mëtejshme mbi vendimin e saj, “pasi masa të tilla janë konfidenciale”.
Më 31 tetor, Zyra e Prokurorit Special (SPAK) njoftoi se kishte akuzuar Ballukun për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në një tender ose ankand publik.
Akuzat lidhen me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometra të gjatë në jug të Shqipërisë, me kosto afërsisht 190 milionë euro.
Aktakuza, e siguruar nga Reuters, thekson se Baluku, në cilësinë e saj si Ministëre e Infrastrukturës, ndikoi në mënyrë të papërshtatshme në vendimin në favor të kompanisë fituese në tender.
Aktakuza gjithashtu pretendon se Balluku veproi në këtë mënyrë në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit që dha vendimin.
Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por BE po i bën thirrje vendit të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
