Pas reagimit në rrjetet sociale pak orë më herët, ish-ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani, i ftuar në Euronews Albania, i qëndroi sërish mendimit të tij lidhur me vendimin e GJKKO-së për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.

Sipas Manjanit, ky veprim është një ndërhyrje në punën e qeverisë dhe si i tillë është një lloj “grushti shteti”.

Shteti nuk mund të funksionojë pa Kryeministër dhe pa ministra. Problemi këtu është pushteti përballë pushtetit. Unë e kuptoj një prokuror dallkauk dhe egoist, sepse janë palë dhe kërkojnë të krijojnë statistika. Ky vendim i gjykatës sot e ka lënë vendin pa qeveri. Kjo është pyetja që shtrohet: a mund ta pezullojë gjykata një zv.kryeministër?

Në çdo grusht shteti veprohet me ligj, jo pa ligj. Edhe grushtet e shtetit bëhen brenda ligjit. Çështja është kjo: me ndërhyrjen që ka bërë GJKKO, vendi ka mbetur pa qeveri, dhe kjo përbën një grusht shteti”, tha ndër të tjera Manjani.

LEXO EDHE: Shqipëria në duart e Gjykatës speciale

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re