Skip to content

Masa “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Xoxa është paraqitur në kuadër të masës së sigurisë së caktuar ndaj saj nga GJKKO, “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se prej 10 shkurtit, bashkëshorti i saj, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim nën akuzat për korrupsion aktiv dhe pasiv.