“We Global Football” ka bërë parashikimet për Kombëtaret që do të luajnë në “Play Off”-in për Kupën e Botës 2026.
Në Grupin B, sipas ekspertëve të statistikave, Shqipëria ka 10% mundësi kualifikimi në Kupën e Botës. Ndërsa Ukraina ka shansin më të madh për të avancuar nga grupi ynë, me një probabilitet prej 42.6%.
Polonia është në vendin e dytë me 26.3% shanse kualifikimi, ndërsa Suedia vlerësohet me 21.1%.

LEXO EDHE: Përballë Polonisë në “Play Off”, Sylvinho: Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka
Shqipëria do të luajë në transfertë me Poloninë më 26 mars, në orën 20:45 me stadiumin që nde nuk është bërë i ditur.
Nëse Kombëtarja arrin të fitojë kundër polakëve, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.