“Ia hodhëm paq”, trajneri i Burnley tregon situatën e Brojës: Kishte tronditje dhe frikë

Armando Broja ia ka hedhur paq këtë radhë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Anglisë, ku ai ndrydhi kaviljen dhe doli nga fusha në lot me barrelë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, jo vetëm që ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por siç zbuloi trajneri i Burnley, Skot Parker, mund të jetë gati të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Chelsea-t në kampionat.

Broja qëndroi pak minuta në fushë dhe pas një rrëzimi ndrydhi kaviljen e tij, duke alarmuar këdo, pasi mendohej se mund të kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, siç ka ndodhur shpesh për fat të keq në vitet e fundit. Por trajneri Parker ka zbuluar se lojtari është stërvitur rregullisht këto ditë.

Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa padyshim dukej apo siç ishte kur e pashë unë dhe duket mirë të them të drejtën. Unë shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën, ndaj gjithçka duket pozitive. Ai u stërvit në fushë të mërkurën dhe sot. Të shohim si do të reagojë nesër por për momentin që flasim, gjërat duken mirë”, tha Parker para mediave.

Por teksa kishte dhimbje në fillim, tani duket se situata është qetësuar shumë, shumë shpejt. Ka dëmtim, por është shumë, shumë, shumë minimal ndaj duket sikur ia hodhëm paq”, shtoi Parker, i cili ashtu si të tjerët te Burnley kishin menduar se Brojën do të vazhdonte ta ndiqte mungesa e fatit me dëmtimet.