
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në qytetin Vigo një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.
I dyshuari, i cili ishte larguar nga vendi për t’iu shmangur një dënimi deri në 30 vite burg, u kap pasi u identifikua me dokumente të falsifikuara si qytetar kroat.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, kontrolli i të dhënave zbuloi se ndaj tij ishte lëshuar një njoftim i kuq nga Interpoli që prej majit, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
