Skip to content

PAMJET/ Pas reshjeve të shiut, nis dëbora në veri të vendit! Zbardhet rruga Shkodër-Theth, paralajmërohet për kujdes

640 0 6921e42837e84

Pas reshjeve të shiut, në zonën e Qafë Thores kanë nisur reshjet e para të borës, duke e veshur segmentin Shkodër–Theth me një shtresë të bardhë dëbore.

Për momentin, rruga mbetet e hapur për qarkullim, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të kenë zinxhirë me vete, në rast se bora shtohet.

PAMJET/ Pas reshjeve të shiut, nis dëbora në veri të vendit!

Firma nënkontraktore ka nisur punën për pastrimin e borës dhe garantimin e qarkullimit normal të automjeteve në këtë aks të rëndësishëm turistik.

PAMJET/ Pas reshjeve të shiut, nis dëbora në veri të vendit!

Ndërkohë, pamjet nga Qafë Thore – Theth tregojnë një peizazh mahnitës të mbuluar nga bora.