Skip to content

Pas pezullimit, Balluku në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë


Belinda Balluku paraqitet në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë pasi u mor e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Ndaj saj, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në gjykatë kanë mbërritur dy vartësit e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it, të cilët janë lënë në arrest shtëpie.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria. Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Ai theksoi gjithashtu se vendi do të qëndrojë pa zëvendës kryeministër dhe se nuk do ta shkarkojë Ballukun pas vendimit të pezullimit.