Skip to content

“Më të mirë nuk mund të gjenim”, legjenda polake “përçmon” Shqipërinë: Rivali më i lehtë

Një nga legjendat e futbollit të Polonisë, ish-sulmuesi i shquar, Zbignjev Bonjek, “përçmon” Shqipërinë teksa e konsideron të lehtë kalimin në finalen e Play Off-it për Kupën e Botës 2026.

Në një intervistë për kanalin polak “polsatsport“, ai duket i lumtur që shorti e vendosi kombëtaren e tij përballë Kuqezinjëve të Sylvinhos.

“Është rivali më i lehtë. Më të mirë nuk mund të gjenim”, janë fjalët e ish-yllit tëJuventusit, dikur kampion i Italisë dhe që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1982 me Poloninë.

Poloni-Shqipëri luhet më 26 mars 2026 në orën 20:45, ndërsa triumfuesi do të përballet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.