Skip to content

Sot protesta e lajmëruar e PD në orën 18:00, “blindohet” Kryeministria

kryeministria 770x351 1

Partia Demokratike ka lajmëruar protestën e radhës, këtë të hënë në orën 18:00 para kryeministrisë.

Ndërkohë, nga ana e policisë ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës.

Prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë.

Mësohet se leja për protestën është marrë në Policinë e Tiranës për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 20:00.