Pas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, fjalën para protestuesve e mbajti edhe një i ri demokrat, i cili sot siç deklaroi “në vend që të festonte ditëlindjen e 25-të, zgjodhi të bëhej pjesë e tubimit”.

LEXO EDHE: “Foltore 2”, Bylykbashi: Qeveria ka hequr edhe kapuçin, po grabit ditën për diell

Ai u bëri thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave për të larguar qeverinë.

“Në këtë datë do të isha duke festuar 25-vjetorin tim, por nuk mundem, pasi rinia sot nuk ka fatin e fëmijëve të politikanëve. Me taksat tona ata bëjnë pushime…Unë jam njëri prej shqiptarëve që u keni vënë shkelmin në fyt, po u shkatërroni familjen, shëndetësinë e arsimin. Të dalim me guxim e trimëri, t’i largojmë këta demonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re