Kur në Shqipëri ndodhin përmbytje, të atilla që shembin dhe ura, nga publiku ofrohen sosh të epokës përgjithësisht osmane, të cilat edhe pse moshë shekullore, janë superezistente dhe aspak te cenueshme ndaj harbimeve të natyrës.

Por njeriu që drejton kulturën, ministri Gonxhe, nuk do që kjo meritë t’u njihet vetëm atyre që i kanë ndërtuar, por dhe qeverisë që i ka restauruar.

Sipas tij, “falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (faza I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër, këto vepra historike po i përballojnë pa asnjë dëmtim prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re