Skip to content

Performanca e bashkive, Demo: Kanë shënuar progres në menaxhimin financiar

gfgfhgfhgfhgfhgfh

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka prezantuar sistemin e matjes së performancës së bashkive.

Një mekanizëm të ri vlerësimi ky, që synon të përmirësojë cilësinë e qeverisjes vendore dhe të forcojë standardet e administrimit lokal.

Sistemi ka për qëllim rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në bashkitë, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për të qenë më konkurruese në përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian.

Demo bëri me dije se raporti për vitin 2024 përfshin tre fusha kryesore: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin evropian.

“Sot ne do të prezantojmë gjetje dhe rekomandime të marra nga raporti i sistemit të matjes së performancës bashkiake për vitin 2024, që përfshin 3 fusha: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian.”, tha Demo.

“Sot jemi të gjithë fitues, bashkitë që kanë miratuar planet strategjike për menaxhimin më efikas të funksioneve për vitin 2025 do të përfitojnë transfertë financiare si një incentivë për angazhimin e tyre. 10 nga bashkitë të cilat përfitojnë më shumë janë Librazhdi, Mati, Kolonja, Prrenjasi, Puka, Fushë-Arrëzi, Shijaku, Dropulli etj.”

Demo theksoi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet evropiane.

“Të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44.4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84.6%, nga 3.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7.2 miliardë lekë në vitin 2024,”, tha Demo, duke theksuar se ky është një tregues i qartë i administrimit më efikas vendor.

Ai theksoi po ashtu se detyrimet e prapambetura të bashkive janë ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në vetëm 3.1 miliardë lekë në vitin 2024, duke e cilësuar këtë si “një hap të rëndësishëm drejt disiplinës fiskale dhe menaxhimit të shëndoshë financiar”.

Ai veçoi progresin në sektorin e arsimit parashkollor, ujitje-kullimit dhe menaxhimin e mbetjeve:

“Mbulimi i kostos së shërbimit të mbetjeve u rrit nga 68% në 2023 në 83% në 2024, ndërsa raporti fëmijë-mësues në kopshtet dhe çerdhet po i afrohet mesatares së BE-së.”

Po ashtu e cilësoi atë si një instrument transformues për pushtetin vendor.

Demo njoftoi edhe nisjen e bashkëpunimit me INSTAT dhe institucionet e tjera për ngritjen e një sistemi të integruar të të dhënave vendore, që do të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe matje të performancës në vite.