Ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, por sërish tentoi të dilte jashtë Shqipërisë.
“Aventura” e 33-vjeçarit nga Durrësi, i identifikuar si Alban Spahiu zgjati deri në pikën kufitare të Murriqanit, aty ku edhe është prangosur nga policia.
Njoftimi i Policisë:
PKK Muriqan/Kontrolle nga Policia Kufitare, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Kapet në tentativë për të dalë nga Shqipëria, 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i punës intensive të kryer bazuar në analizën e riskut, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, kanë kapur në dalje të kufirit të RSh-së, shtetasin:
-A. S., 33 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës.